Dembele javën e ardhshme rinovon kontratën me Barçën

23 dhjetor 2021 | 17:40

Skuadra e Barcelonës gjatë javës së ardhshme pritet që të bëjë zyrtare rinovimin e kontratës me sulmuesin francez Ousmane Dembele.

Francezi është pjesë kyçe e formacionit bazë të Xavit dhe ka vendosur t’i mbetet besnik skuadrës katalunase. Gazetari Zherard Romero ka zbuluar se Barcelona synon ta kompletojë rinovimin e futbollistit gjatë verës tjetër.

Sipas tij, ishte Dembele që kishte kërkuar nga agjenti duke i thënë “negocio për të rinovuar”.

Ndërkohë, Manchester Unitedi, Liverpooli dhe Juventusi ishin në garë për transferimin e Dembeles.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i çështjeve politike, Naim Rashiti, ka bërë me dije…