NBA urdhëron lojtarët ta marrin dozën e tretë brenda 31 dhjetorit

24 dhjetor 2021 | 21:08

NBA ka bërë me dije se që kur ka nisur sezoni 2021-2022 rastet me koronavirus kanë qenë të shumta, aq sa 25% e lojtarëve janë infektuar apo kanë hyrë në protokollin e sigurisë.

Kjo do të thotë që 1 nga 4 lojtarë është detyruar të karantinohet për disa ditë. Kjo situatë ka bërë që disa ndeshje të këtij sezoni të shtyhen për më vonë, duke bërë që kalendari të ndryshojë.

Ndërkohë, mësohet se NBA u ka dërguar një urdhër skuadrave që brenda datës 31 dhjetor të gjithë lojtarët ta marrin dozën e tretë të vaksinës kundër Covidit. Dozën e tretë do të kryejnë edhe stafet e skuadrave si dhe familjarët e tyre, për të evituar që situata me pandeminë të përkeqësohet në NBA. Gjithashtu, periudha e karantinës mund të ulet nga 10 në 7 ditë, ashtu sikurse ndodh edhe në NFL, me kusht që lojtari të dalë negativ.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Krishtlindja është festa e jetës, e dashurisë dhe e paqes”,…