Qalaj: Policia e Kosovës s’është kontaktuar asnjëherë nga Dhomat e Specializuara në Hagë
Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, është duke dëshmuar sot në Gjykatën Speciale në Hagë për rastin e gjykimit të ish-krerëve të OVLUÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Ai ka thënë se në rastin e bastisjeve të EULEX-it dhe arrestimit të disa zyrtarëve në Kosovë nga Gjykata Speciale, ka qenë hera e parë kur Policia e Kosovës nuk ka pasur asnjë komunikim me kolegë ndërkombëtar.
Qalaj ka theksuar se në rastin e bastisjeve të EULEX-it dhe arrestimit të disa zyrtarëve në Kosovë nga Gjykata Speciale, ka qenë hera e parë kur Policia e Kosovës nuk ka pasur asnjë komunikim me kolegë ndërkombëtarë.
“Jo. Edhe në të kaluarën ka pasur sidomos në vitet e para të krijimit të Policisë së Kosovës ka pasur raste që janë hetuar vetëm nga policia e UNMIK-ut për shkak se policia ishte në formim e sipër dhe s’ka pasur kapacitete të zhvilluara. Që nga shpallja e pavarësisë e tutje në shumicën e rasteve ka qenë Policia e Kosovës ajo që është marrë me shumicën e rasteve në bashkëpunim me kolegët tanë ndërkombëtar. Kjo është hera e parë që PK-ja nuk ka pasur as një komunikim të vetëm me Dhomat e Specializuara që janë këtu në Hagë”, ka deklaruar Qalaj në Speciale.
Ai ka treguar se është telefonuar nga dikush i Speciales vetëm për t’u falënderuar për asistencën që ka bërë PK-ja në kohën e arrestimit të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt më 25 shtator të 2020-s.
“Gjatë kësaj kohe nuk kam pasur ndonjë kontakt, absolutisht të vetëm. Asnjë bisedë telefonike, as komunikim me shkrim. I vetmi komunikim ka qenë se më ka thirrur dikush në telefon një ditë pasi është arrestuar z. Haradinaj. Ajo thirrje telefonike ka qenë falënderim për ofrimin e asistencë me datë 25 shtator, atëherë kur PK-ja është angazhuar për ta menaxhuar turmën që ishin mbledhur para OVLUÇK-së”, ka thënë ai.



