Drejtoresha e Inspektoratit komunal, Besarta Kryeziu-Ramaj vizitoi stacionin policor në Malishevë
21 janar 2022
| 20:42
Drejtoresha e drejtorisë së Inspektoriatit në Malishevë, Besartë Kryeziu – Ramaj, sot e ka vizituar stacionin policor në Malishevë, ku është pritur nga komandanti i Stacionit, kapiteni Azem Krasniqi.
Qëllimi kësaj vizite ishte me karakter pune, përkatësisht vazhdimi i bashkëpunimit në mes policisë dhe inspektoratit komunal, në të gjjitha fushat, e në veçanti në menaxhimin e situatës me Covid-19.
Pas takimit, drejtoresha Kryeziu – Ramaj, tha se takimi ishte frytdhënës dhe se bashkëpunimi me policinë do të vazhdoj, si gjithmonë në shërbim të qytetarëve të komunës sonë.