Tottenhami, gati t’i shesë dy mesfushorë
24 janar 2022
| 15:13
Skuadra e Tottenham Hotspur duket se e ka ndërmend që të shesë futbollistë, para se të blejë blerje.
Sipas “Goal.com”, skuadra angleze është i hapur për të shitur dy mesfushorët e tyre që në këtë afat kalimtar.
Bëhet fjalë për Dele Alli dhe Giovani Lo Celson. Që të dy lojtarët nuk ishin as të ftuar për ndeshjen e Tottenhamit kundër Chelseat, të cilën “Gjelat” e humbën me rezultat 2-0.
Trajneri Antonio Conte kërkon zgjidhje të reja në mesfushë, ndërsa pas këtyre dy futbollistëve, nuk përjashtohet mundësi e shitjes edhe të Ndobeles, i cili nuk po gjen veten në skemat e trajnerit italian. Kjo javë do të jetë përcaktuese për mesfushën e Tottenhamit, që kërkon zgjidhje të reja në merkaton e dimrit.



