Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, njihuni me filmin special
Regjisori kinez Lu Chuan, i angazhuar për të drejtuar filmin zyrtar të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, ka siguruar se ky prodhim kinematografik do të përcjellë frymën olimpike në kontekstin e pandemisë Covid-19.
“Është një nder i jashtëzakonshëm të marrësh pjesë në një event kaq madhështor dhe të përjetësosh momentet historike të Lojërave Olimpike Dimërore në kontekstin e pandemisë”, – tha regjisori, i konsideruar si një zë i ri, i rëndësishëm në kinemanë kineze, i vlerësuar me më shumë se 40 çmime.
Duke qenë se Pekini u bë qyteti i parë në botë që pret si një edicion veror ashtu edhe një dimëror të Lojërave Olimpike, Lu shpjegoi se qëllimi është t’i tregojë botës qytetin pritës të Olimpiadës dhe Kinën sot dhe të përcjellë mesazhe që inkurajojnë mirëkuptim më të mirë reciprok mes kulturave të ndryshme dhe të promovojnë vlerat themelore të Lojërave që janë përsosmëria, miqësia dhe respekti.
“Filmi zyrtar i Lojërave Olimpike është një nga projektet tona më të rëndësishme”, -tha Yasmin Meichtry, drejtoreshë e asociuar e Fondacionit Olimpik për Kulturën dhe Trashëgiminë, duke shtuar se nuk është vetëm një mënyrë për të dokumentuar historinë, por edhe për të treguar sfondin social-kulturor të çdo edicioni olimpik.