Në 24 orët e fundit, gjashtë të vdekur nga Covidi në Kosovë
01 shkurt 2022
| 15:28
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 10.087 testime, 2.033 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar edhe 3.329 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 172.044.
Në total numri i rasteve aktive është 32.906.