Llapi prezanton sulmuesin Latif

01 shkurt 2022 | 15:24

KF Llapi ka bërë prezantimin zyrtar të sulmuesit Abedel Latif Amadu në ambientet e hotelit “Aska Lara Resort” në Antali, aty ku skuadra po vazhdon të përgatitet për stinorin e ri.

Latif i cili kontratën gjashtë mujore me opsion rinovimi edhe për edicionin e ardhshëm e ka firmosur muaj më parë dhe pas kompletimit të dokumentacionit iu është bashkuar shokëve në përgatitje.

28-vjeçari i lindur më 20 gusht 1993 në Acora të Ghanës dhe i gjatë 190 cm ka bërë karrierë në këto skuadra: Berekum Chelsea FC (Ghanë), Asante Kotoko SC (Ghanë), Dynamo Brest (Bjellorusi), KF Teuta (Shqipëri), SC Kfar Qasem (Izrael), Al-Khaalej (Arabi Saudite) dhe Al-Ansar (Arabi Saudite). Latif shkëlqimin më të madh në karrierë e ka pasur tek skuadra shqiptare, KF Teuta, me të cilët ishte paraqitur në 66 ndeshje zyrtare (63 kampionat/3 kupë) dhe kishte realizuar 19 gola.

Sulmuesi shtatlartë tashmë është vënë nën urdhëratë e trajnerit Tahir Batatina dhe do të jetë forcë shtesë për bardhekaltrit në pjesën pranverore të kampionatit dhe ndeshjeve të Kupës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë, sot është takuar…