Abdixhiku: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë

01 shkurt 2022 | 15:17

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë, sot është takuar me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Sipas njoftimit për medie të LDK-së, Abdixhiku i ka mbështetur procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundoj me njohje të ndërsjellë.

“Kryetari Abdixhiku i njoftoi për qëndrimet e LDK-së karshi situatës politike, me theks të veçantë për procesin e dialogut, me ç’rast i bëri të ditur edhe njëherë që LDK-ja mbështet procesin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundoj me njohje të ndërsjellë dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve – duke respektuar integritetin territorial, sovranitetin dhe rendin kushtetues te Kosovës.  LDK mbetet partnere kredibile e SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian në proceset e rëndësishme të vendit’, është thënë në njoftimin për medie të LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka pritur të martën në…