Deputetët e LV-së refuzonin flamurin e Kosovës, por jo benefitet

04 shkurt 2022 | 14:09

Analisti Shkodran Ramadani ka komentuar kompensimet e shpenzimeve të udhëtimit që deputetët e LV-së kanë marrë nga viti 2011.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se deputetwt e kësaj partie sa ishin në opozitë kanë refuzuar flamurin dhe simbolet e Republikës së Kosovës, por jo edhe benifitet financiare. “Flamurin, simbolet e kushtetuten ja refuzojshin. Amaaaaaaa, jo edhe benefitet. Bre per qat arsye thojshin Flamuri i Kosova Petrollit. Mendt te nafta i kane pase”, ka shkruar ai.

Gjatë ditës së djeshme janë publikuar shpenzimet e udhëtimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilat kanë ngjallur reagime të shumta të qytetarëve.

Në legjislaturën e VIII të Kuvendit, janë 67 deputetë të cilët kanë të regjistruar vendbanimin jashtë Prishtinës dhe kanë marrë kompensimet e shpenzimit të udhëtimeve. Nga 67 deputetë që kanë marrë kompensime, 36 janë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Nga reagimi i madh qytetarë, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë njoftuar sot se do të tërhiqen nga marrja e kompensimeve.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin nga puna…