Ronaldos i intereson se kush do të jetë trajner i ardhshëm i  Unitedit

04 shkurt 2022 | 17:20

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, po peshon të ardhmen e tij në “Old Trafford” dhe ajo thuhet se varet nga emri i trajnerit të ardhshëm.

Ralf Rangnick është aktualisht në detyrë të përkohshme pasi Ole Gunnar Solskjaer u shkarkua më herët gjatë sezonit aktual. Megjithatë, klubi nga “Old Trafford” ende duhet të konfirmojë se kush do të jetë trajneri i tyre pas fundit të sezonit aktual.

Ronaldo është kontraktuar me klubin për një sezon të mëtejshëm pas këtij, por ka disa pasiguri për të ardhmen e tij me klubin që po përballet me një sfidë të vështirë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Sipas mediumit ESPN, Ronaldo do të presë të shohë se kush do të jetë menaxheri i përhershëm i klubit për të vendosur nëse ai duhet të qëndrojë edhe për një sezon. Paul Pogba thuhet se e ka bërë të qartë se preferon që në krye të klubit të mbetet Rangnick, por portugezi Ronaldo nuk duket aq i lumtur nëse gjermani mbetet trajner edhe në sezonin e ardhshëm. Erik ten Hag i Ajaxit dhe Mauricio Pochettino i Paris Saint-Germain janë përmendur si dy emrat më të mundshëm për ta marrë drejtimin e Unitedit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skandali i madh i Gjykatës Speciale me fshehjen e provave…