Liverpooli triumfon ndaj Burnleyt, vazhdon garën për titull

13 shkurt 2022 | 17:19

Liverpooli ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Burnley, në kuadër të xhiros së 25-të në Premierligë.

“Reds” triumfuan me rezultat minimal 0 -1. Golin e vetëm në këtë takim e realizoi mesfushori Fabinho, në minutën e 40-të të ndeshjes.

Liverpooli dominoi të gjithë ndeshjen, ku kishin shumë shanse shënimi, por që assesi s’ia dolën t’i konkretizojnë.

Ndërkohë, edhe Burnley disa herë rrezikoi portën e mysafirëve, por që gjithashtu kundëraksionet rezultuan të pasuksesshme.

Me këtë fitore, Liverpooli mban pozitën e dytë me 54 pikë, nëntë pikë prapa liderit Man City, por kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. Ndërkohë, Burnley qëndron në fund me 14 sosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peshkopi Irinej i Amerikës Lindore i ka dërguar një letër…