Genci Nimanbegu, “Forca e Ulqinit” për kryetar
Partia Forca e re Demokratike, ka dal me një kumtesë publike për qytetarët e Ulqinit.
Ajo përmes kësaj kumtese ka bërë të ditur prioritetet e saja si dhe ka bërë publike edhe listën e kandidatëve për kuvendin komunal të Ulqinit si dhe kandidatin për kryetar komune, Genci Nimanbegun. Motoja e fushatës së Forcës së re Demokratike është “Forca e Ulqinit”.
Kumtesa e plotë e partisë Forca e re Demokratike e Malit të Zi:
Zgjedhjet lokale të datës 27 mars 2022 i shohim si mundësi për të vendosur standarde të reja në administrimin e Komunës së Ulqinit. Vetëdija demokratike e qytetarëve të Ulqinit sot është në një nivel shume më të lartë dhe janë krijuar kushtet që në këto zgjedhje të garojmë me programe cilësore dhe zgjidhje të reja në funksion të krijimit të perspektivës më të mirë për të gjithë qytetarët e Ulqinit.
Do të keni mundësi që të zgjedhni opsionin e ri e të vërtetë për një administrate të re, në shërbim të ardhmërisë suaj në një qytet të bukur e të pasur!
Ju ofrojmë kandidatin për kryetar të Komunës dhe për këshilltarët e Kuvendit të Komunës që janë intelektualë, punëtorë e të ndershëm që burojnë nga qytetarët dhe janë aty për ju e jo për vete dhe për interesat e të tjerëve! Kanë vizionin e përbashkët me ju: të punojnë për përmirësimin e cilësisë së jetës Tuaj dhe pasardhësve Tuaj!
Në vizionin e saj në këto zgjedhje, Forca e parashikon Ulqinin si një sinonim i një qyteti me perspektiva të zhvillimit ekonomik dhe social, me urbanizëm bashkëkohor, shërbime efikase komunale, ku vlerat dhe traditat e njerëzve do të jenë të respektuara e ruajtura e që do të jetë djep i kulturave dhe civilizimeve.
Forca i ka të gjitha vlerat morale dhe profesionale, si dhe e vendosur që me përkushtimin më të madh të punojmë të gjithë së bashku për ta ndërtuar Ulqinit ashtu siç e meritojmë dhe e dëshirojmë të gjithë ne.
Kemi dije, përvojë, guxim dhe vizion për ta ndryshuar të tashmen dhe për ta zëvendësuar atë me një të ardhme me perspektivë në funksion të krijimit të një mjedisi atraktiv me të cilin do të krenohemi si qytetarë të Komunës së Ulqinit.
Besimi juaj është amanet dhe detyrim për ne që Ulqinin e kalave, Ulqinin e detit, lumit e liqenit, Ulqinin e fushave dhe maleve, Ulqinin e detarëve e peshkatarëve, Ulqinin e ullirit, shegës e fikut, Ulqinin e kulturës dhe traditës shqiptare ta mbrojmë, zhvillojmë për Ju dhe çdo qytetarë që jeton dhe vepron këtu.
Na u priftë e mbara dhe dalshim faqebardhë!
Lista e kandidatëve për këshilltar-et/ët e Kuvendit të Komunës së Ulqinit:
Genci Nimanbegu
Ilir Çapuni
Arbin Çapriqi
Valdete Osmani Husiq
Ardijan Mavriq
Sabri Salaj
Asllan Llunji
Mirjeta Gjoni
Besmir Murati
Minir Karamanaga
Suad Gjelloviq
Gjylie Pelingu Hoxha
Mehmed Milla
Elvir Zeçeviq
Xhemal Kapllanbegu
Ilmira Lika
Visar Doda
Ardit Ceka
Elmedina Mehani
Anton Marnikoviq
Diar Haxhibeti
Flutra Husiq
Besart Çobaj
Lavdim Kroma
Afërdita Pelingu
Valdet Axhemoviq
Arbesa Tahiri Duraku
Fahrin Nimanbegu
Anto Gazivoda
Blerta Kurtoviq
Ardina Lajka
Armin Mehmedoviq
Faik Nika



