Bislimi, deputetëve për skandalin në KE: S’jam zëvendëskryeministër i ‘Twitter’-it

22 mars 2022 | 15:31

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është deklaruar edhe një herë lidhur me skandalin diplomatik me  zëvendëssekretarin e përgjithshëm i Këshillit të Evropës (KE), Bjorn Berge.

Bislimi është duke insistuar se në Kosovë deklarata e Berges është keqinterpretuar dhe se ai nuk e ka përgënjeshtruar asnjëherë Bislimin.

Bislimi ka deklaruar se biseda me të ka qenë produktive dhe një takim i mirë, teksa ka thënë se ai nuk është zëvendës kryeministër i “Twitter”-it.

“Mendoj që ecuria jonë për anëtarësim në Këshillin e Evropës varet nga kualiteti i diskutimit që është bërë në tryezën e diskutimit me z. Berge. Unë nuk jam zëvendëskryeministër i ‘Twitter’-it. Jam zëvendëskryeministër i Kosovës dhe në këtë kuadër unë bëjë takime dhe i diskutojë detajet. Unë mund të them se prej të gjitha takimeve në Strasburg, takimi më i mirë dhe më produktiv ka qenë me z.Berge. Më duhet të ju përgënjeshtrojë kur thoni që z.Berge ju ka përgënjeshtruar. Ai nuk më ka përgënjeshtruar, por vetëm e ka përmirësuar një term. Unë nuk kam thënë se ai e ka pranuar, por e ka mirëpritur. Fjala mirëprit është një term që në gjuhën angleze përdoret kur unë ta tregojë një iniciativë dhe ti e sheh me dashamirësi dhe nuk tregon kundërshtim”, ka thënë ai.

Më tutje, ai ka treguar se si ka biseduar sërish me Bergen pas shpërndarjes së deklaratës në Kosovë.

“Ne nuk thamë që e dorëzuam aplikacionin dhe ai na dha certifikatën që u bëmë anëtarë njëjtë siç nuk kemi thënë që e kemi siguruar anëtarësimin. Veç kemi thënë e ka mirëprit. Kam biseduar të nesërmen me z.Berge dhe ka shpreh keqardhje për keqinterpretimin që i është dhënë tek ne sepse ka qenë vetëm katër persona që e kanë zmadhuar këtë problem por s’po përmendi emra”, ka thënë ai.

Ditë më parë, Berge e ka demantuar Besnik Bislimin lidhur me përmbajtjen e bisedave në takimin e në fillim të muajit mars të zhvilluar në Strasburg.

Berge i ka reaguar Bislimit për takimin, meqë në një postim në “Twitter” zëvendëskryeministri i Kosovës kishte thënë se Berge ka mirëpritur aplikimin e mundshëm të vendit tonë në Këshill të Evropës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…