Daut Haradinaj: Po na mungojnë bashkëluftëtarët që gjenden në Hagë

24 mars 2022 | 15:15

Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Daut Haradinaj, gjatë manifestimit qendror në Gllogjan kushtuar 24-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”  ka folur për ish-krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë.

Ai ka thënë se shpreson që marsi i ardhshëm t’i gjejë edhe ata në Kosovë.

“Marsi shënon ‘Epopenë e Jasharajve’ dhe shembullin si duhet atdheu. Marsi që shënojmë sot na mungojnë bashkëluftëtarët tanë dhe besoj që në marsin e ardhshëm të jenë prezent”, ka thënë Haradinaj.

Nga nëntori i vitit 2020 në qendrën e paraburgimit në Hagë ndodhen drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Po ashtu në paraburgim në Hagë janë edhe Hysni Gucati, Nasim Haradinaj, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…