Pas motrës së dëshmorit, qeveria Kurti la pa punë edhe nipin e Ukshin Hotit

27 mars 2022 | 09:17

Gjatë ditës së djeshme në medie është raportuar se kushërira e Ukshin Hotit, Bahrije Hoti, i ka zënë rrugën kryeministrit Kurti në Krushë të Madhe, të cilin e ka pyetur pse e kanë larguar nga puna.

Nga puna raportohet se është larguar edhe nipi i Ukshin Hotit, Etrit Hoti, i cili është djali i dëshmorit Ragip Hoti.

Hoti është shkarkuar nga një pozitë në Postën e Kosovës.

Etrit Hoti mbante pozitën e zëvendëskryeshefit të Postës së Kosovës dhe bordi i emëruar nga qeveria Kurti e kishte larguar nga puna para rreth dy muajve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hajnat e kanë kërcënuar me armë një postier në Istog,…