Pas arrestimit të Bllakos, Pandeli Majko dorëzon në KQZ formularin e dekriminalizimit

04 prill 2022 | 13:29

Pandeli Majko ka shprehur vullnetin për të pranuar mandatin e deputetit të lënë nga Alqi Bllako pas arrestimit nga SPAK.

Mësohet se Majko ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit.

Pas dorëzimit të formularit bëhet verifikimi nga ana e KQZ dhe më pas i jepet mandati.

Ish kryeministri Pandi Majko zinte vendin e 19 në listën e PS-së së Tiranës ku Bllako ishte dy vende para tij.

Alqi Bllako u arrestua me urdhër të SPAK më 1 prill në orën 03:30 të mëngjesit.

Organi i akuzës bën të ditur se emri i deputetit të PS është shënuar në dosjen e incineratorëve në datën 18 mars 2020 si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xavi feston fitoren edhe një herë prej Pedrit. Trajneri i…