‘ZARA’ çon në gjyq butikun e vogël shqiptar për ngjashmëri emrash

25 prill 2022 | 18:14

Pronarja e një biznesi të vogël është kërcënuar nga gjigandi i madh i modës “Zara” se do të shkatërrojë firmën e saj nën pretendimin se marka e saj është “identike” me të tyren.

Gjigandi i modës me shumë miliarda paund “Zara” ka hapur gjyq kundër pronares dhe firmës së saj.

Ata thonë se marka e saj është “identike” me të tyren dhe se klientët mesatar ka mundësi që ta ngatërrojnë atë me markën “Zara”, duke i kërkuar asaj që të heqë nga tregu markën e saj dhe të ndryshojë emrin e biznesit.

Shqiptarja në një përgjigje publike ka theksuar se biznesi i saj nuk paraqet asnjë kërcënim për ta, pasi askush nuk mund ta ngatërrojë.

“Nuk ka asnjë rrezik për të na ngatërruar me ZARA-n, ndaj pse duhet të lejohet një gjigant korporativ të ndalojë një biznes të vogël të përdorë një emër që nuk është aspak i ngjashëm me emrin e tyre dhe që do të rezultonte në shkatërrimin e markës sonë?

Ne e dimë se nuk jemi një kërcënim për ta, por ata mund të shkatërrojnë gjithçka për të cilën kemi punuar kaq shumë.”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gazmend Pula, ish-ambasador i Kosovës në Shqipëri, është duke e…