Ministrja gjermane e Mbrojtjes pas Bosnjës do ta vizitojë edhe Kosovën

04 maj 2022 | 13:32

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ajo do të ketë takim me ministrin e Mbrojtjes së BeH Sifer Poxhiq. E para e Mbrojtjes në Gjermani do ta takojë edhe komandantin e forcave paqeruajtëse (EUFOR), Anton Wessely.

Fokusi i këtyre takimeve do të jetë në situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Evropë dhe impaktin në Ballkanin Perëndimor. Lambrecht pas Bosnjë e Hercegovinës do ta vizitojë Serbinë dhe Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Kamenicës njofton se ka pezulluar disa shërbime komunale…