City vendos për Guardiolën

06 maj 2022 | 16:45

Manchester City përjetoi një dramë të vërtetë në “Bernabeu” teksa Real Madridi brenda pak minutash e përmbysi duke siguruar një biletë për në finalen e madhe të Parisit.

Ky fakt, me sa duket, nuk ka shumë rëndësi për drejtuesit e Cityt të cilët, sipas medieve britanike, janë të kënaqur me punën e bërë nga Pep Guardiola, janë të gatshëm t’i ofrojnë teknikut spanjoll një kontratë të re, pasi aktualja i skadon në 2023.

Sipas “Daily Star”, “qytetarët” janë të vendosur ta vijojnë bashkëpunimin me Guardiolan teksa i kanë ofruar një kontratë deri më 2025. Jo vetëm kaq, sheikët do të vijojnë të investojnë në skuadër, me një objektiv të qartë, ta fitojnë Ligën e Kampionëve.

Objektivi kryesor nuk ndryshon, Erling Haaland pritet të jetë “dhurata” e parë për Pep Guardiolën, një kusht ky që trajneri i ka vendosur klubit për ta rinovuar kontratën e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-anëtari i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Adem Grabovci, i…