Ambasdori i Rusisë: Nuk besoj se do t’i përdorim armët nukleare në Ukrainë

29 maj 2022 | 08:18

Ambasadori i Rusisë në Britani ka folur për BBC-në. Ai ka thënë se nuk beson që shteti i tij do t’i përdorë armët nukleare në luftën kundër Ukrainës.

Ambasadori Andrei Kelin ka deklaruar se, sipas rregullave ushtarake të Rusisë, armë të tilla nuk përdoren në konflikte si ky me Ukrainën.

Sipas tij, Rusia ka dispozita shumë strikte për përdorimin e armëve nukleare dhe kjo ndodh kryesisht kur rrezikohet ekzistenca e shtetit.

“Nuk ka të bëjë asgjë me operacionin aktual”, ka thënë ai.

Kur Vladimir Putin, presidenti rus, vendosi në gjendje të lartë gatishmërie forcat nukleare në fundshkurt, veprimi ishte parë si një paralajmërim. Putin kishte fajësuar ‘agresionin’ e Perëndimit dhe NATO-s.

Megjithatë, Sekretari i Mbrojtjes në Britani të Madhe, Ben Wallace lëvizjen e Putin e kishte parë si një mënyrë për të zhvendosur vëmendjen nga ajo që po ndodhte në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gara e armatimit është “loja më në modë” e kohëve…