Ancelotti pas triumfit në Ligën e Kampionëve: E merituam

29 maj 2022 | 08:29

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ndihet i lumtur pasi fituan Ligën e Kampionëve, teksa fitorja ndaj Liverpoolit dhe trofeut në përgjithësi është cilësuar si e merituar nga italiani.

Real Madridi fitoi me rezultat minimal 1-0 finalen e madhe ndaj Liverpoolit në Stade de France të shtunën mbrëma, falë një goli të Vinicius Junior (59’).

Ky trofe ishte i 14-ti në histori të Real Madridit dhe i katërti për trajnerin Ancelotti, i cili ka fituar dy tjerë me Milanin.

“Nuk mund ta besoj se kam katër tituj të Ligës së Kampionëve . Vuajtëm, por angazhimi i ekipit ishte i përsosur”, ka thënë fillimisht Ancelotti pas ndeshjes.

“Jemi shumë të lumtur sepse e përfunduam sezonin shumë mirë. Alaba, Militao dhe Mendy kanë qenë shumë të mirë. Plani shkoi mirë. Courtois ka pasur një sezon fantastik”.

“Ishte kupa më e vështirë që kam fituar ndonjëherë. Na ndihmoi që askush nuk mendonte se mund të fitohej, dhe kjo i dha ekipit angazhim, besim, luftë dhe krijuam një atmosferë të mirë, duke shtuar cilësinë individuale të lojtarëve që kemi”.

“Kemi vuajtur shumë nga 1/16-ta deri më sot, kemi vuajtur shumë, por Real Madridi është një klub dhe skuadër fantastike me shumë cilësi dhe karakter të fortë mendor”.

 

“Liverpooli nuk ka humbur shumë ndeshje këtë vit, ne i mundëm në një lojë të shkëlqyer. Është më e lehtë të fitosh Ligën e Kampionëve me Madridin sesa me një ekip tjetër”.

“Lumturia është më shumë sepse jam kthyer në Madrid, kemi pasur një sezon spektakolar, nuk do të ndalem së falënderuari presidentin dhe lojtarët”.

“Më ka mbetur atmosfera e mirë që kemi rreth nesh, është e komplikuar dhe e vështirë të krijosh këtë atmosferë, ka ego në dhomat e zhveshjes, më ka mbetur lehtësia për të stërvitur këtë ekip”.

“Unë ruaj qetësinë e dhomës së zhveshjes, isha i qetë kur loja vonohej, isha më nervozi, hyra në dhomën time që lojtarët të mos më shihnin, ishin shumë të qetë, shumë të qetë. Ky besim nga ndihmoi”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Agim Baçi Në një fragment të filmit gjerman “Labirinti…