Përkujtohen heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj

30 maj 2022 | 16:35

Me rastin e shënimit të 23-vjetorit të rënies së heronjve Rasim Kiçina e Ragip Halilaj, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci  dhe ish-komandantin e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, bashku me shoqata të dala nga lufta, bashkëpunëtorë komunalë, familjarë të heronjve e shumë qytetarë, kanë bërë homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Marinë.

Fillimisht, homazhet dhe vendosja e buqetave me lule janë bërë në sheshin “Fehmi Lladrovci”, pranë shtatores së heroit Rasim Kiçina.

Kryetari Lladrovci, duke përkujtuar dëshmorët Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, ka thënë se luftëtarët e tillë ishin infuzion për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nëpërmjet së cilës ka rezultuar çlirimi dhe pavarësimi i atdheut tonë.

“Lavdi e përjetshme për heronjtë Rasim Kiçina e Ragip Halilaj!”, ka thënë Lladrovci.

May be an image of 10 people, people standing and outdoorsMay be an image of 12 people, people standing, monument and skyMay be an image of 6 people, people standing and outdoorsMay be an image of 10 people, people standing and outdoorsMay be an image of flower, outdoors, monument and textMay be an image of outdoors, monument and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Milazim Krasniqi Vuçiqi i Serbisë ka biseduar dje me…