Më shumë se 260 fëmijë të vrarë nga lufta në Ukrainë
08 qershor 2022
| 11:39
Gjithsej 263 fëmijë janë vrarë gjatë pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Kështu ka bërë me dije Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës.
Sipas kësaj zyre, 478 fëmijë janë të lënduar si pasojë e luftës.
Në përditësimin e tij të fundit, kjo zyrë ka thënë se 15 mijë e 704 krime lufte janë regjistruar të jenë kryer nga forcat ruse deri më tani dhe se janë identifikuar 623 të dyshuar.
Rusia është akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës dhe krimeve të agresionit në shumë raste, por ajo vazhdimisht i ka mohuar akuzat.