Rama, Abazoviqi dhe Kovaçevski do ta vizitojnë Ukrainën?

13 qershor 2022 | 15:12

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka pranuar ftesë nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky për ta vizituar Kievin.

Në një bisedë telefonike të enjten e javës së kaluar, sipas zyrës së kryeministrit, Zelensky e ka ftuar Abazoviqin ta vizitojë Kievin.

Sipas “Vijesti”, Abazoviqit do t’i bashkohen edhe kryeministri i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski, të cilët e kanë pranuar propozimin e Abazoviqit dhe mbetet të vendosin për datën.

Në një bisedë me Zelenskyn, Abazoviqi ka theksuar se Mali i Zi ka ofruar mbështetje të hapur për pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës që në fillim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka marrë pjesë…