Veterani i UÇK-së, Abelard Tahirit: Mos rrej, me të ardhë keq e kishe kry ma herët këtë punë
16 qershor 2022
| 13:28
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, u ka thënë veteranëve të UÇK-së që po protestojnë se nuk do të lejojnë që të vazhdohet seanca e Kuvendit pa u gjetur një zgjidhje.
“Na vjen keq dhe do të jemi përkrahë jush. Nuk mund të ketë seanca normale pa u zgjedh çështja juaj”, është shprehur Tahiri.
Por në momentin kur Tahiri po fliste, një veteran i është drejtuar duke i thënë “mos rrej”.
“Me të ardhë keq e kishe kry ma herët. Mos rrej, mos rrej…”, është dëgjuar veterani, teksa i drejtohej Tahirit. Ndërkohë protesta është duke vazhduar.
Veteranët e UÇK-së janë duke protestuar para Kuvendit të Kosovës për shkak se janë lënë jashtë pagës minimale.