Newcastle i bashkohen garës për Timo Wernerin
26 korrik 2022
| 13:48
Timo Werner vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Chelsea.
Sulmuesi gjerman nuk ka gjetur formën e tij më të mirë te skuadra e Chelsea dhe kësisoj ka humbur pozitën e titullarit.
Thomas Tuchel duket se nuk e ka lojtarin në planet primare as për sezonin e ri, duke bërë që Werneri të lidhet tani me largimin.
Sipas raportimeve të fundit, Newcastle United i është bashkuar garës për Timo Werner.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Christian Falk nga gazeta “Bild”, duke e cilësuar si raportim të vërtetë.
Në garë për Wernerun është thënë se do të jetë edhe skuadra e Juventus, i cili megjithatë prioritet e ka Alvaro Moratan.



