Takimi me Escobarin, Haradinaj: Biseduam për gjetjen e zgjidhjeve rreth sundimit të ligjit në veri
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur sot rreth takimit të së martës me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, për të cilin tha se ishte takim i frytshëm dhe se kanë biseduar për gjetjen e zgjidhjeve rreth zbatimit të ligjit në veri të Kosovës.
“Gjatë darkës në rezidencën e Ambasadorit amerikan Jeffrey M. Hovenier, me të dërguarin e posaçëm për dialogun z. Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit, zhvilluam një diskutim të frytshëm për gjetjen e zgjidhjeve rreth zbatimit të sundimit të ligjit në veri të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat dhe mik i besueshëm, dhe sipas tij, së bashku do ta ruajmë paqen dhe sigurinë.



