​Nuk i marrin pagat, protestojnë punëtorët shëndetësorë

02 shtator 2022 | 11:34

Para Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë 15 minuta kanë protestuar punëtorët shëndetësorë si shenjë revolte për mosekzekutimin e pagave.

Kryetari i Shoqatës Sindikale të QKMF-së në Prishtinë, Sherif Makolli tha se kjo protestë ka ardhur si rezultat i indinjatës së tyre pas mosekzekutimit të pagave.

Sherifi tha se nuk e dinë arsyen e mospagesave të pagave të tyre ndonëse dje kanë tentuar të marrin përgjigje.

Ai tha se punëtorët shëndetësor nuk kanë qenë në grevë.

Sherifi tha se kjo protestë nuk e ka penguar mbarëvajtjen e punës pasi që është organizuar në orarin e pauzës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konferenca e radhës në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit,…