Dembele: Nuk kemi frikë nga Bayerni, jemi gjithmonë favorit në LK

07 shtator 2022 | 11:24

Në grupin e ferrit të Ligës së Kampionëve bëjnë pjesë skuadra si Barcelona, Bayern Munchen, Inter dhe Viktoria Plzen. Për këtë grup ka folur Ousmane Dembele.

“Barcelona është një nga favoritet në Ligën e Kampionëve? Barça është gjithmonë mes favoritëve, bashkë me skuadra të tjera të mëdha si Real Madrid dhe Liverpool. Duhet ta nisim grupin e Ligës së Kampionëve në mënyrën më të mirë të mundshme, jo si vitin e kaluar kur kemi humbur 3-0 kundër Bayernit dhe më pas kundër Benficës me të njëjtin rezultat”, ka thënë Dembele.

“Duhet ta nisim me një fitore. Nëse kemi frikë nga Bayerni? Jo, nuk kemi frikë. Duam ta mundim Bayernin sepse na ka mundur sezonin e kaluar dhe atë paraardhësin”, ka shtuar Dembele.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur…