Haxhiu: Sot Lëvizja Vetëvendosje vendos për organe e struktura të reja
25 shtator 2022
| 11:10
Albulena Haxhiu ka shkruar në “Facebook” se sot është ditë e demokracisë në Lëvizjen Vetëvendosje ku secili prej tyre, si anëtarë të këtij subjekti politik, ushtrojnë të drejtën për të vendosur për organe e struktura të reja.
“Ftoj të gjithë anëtarët që të shfrytezojnë këtë të drejtë dhe të bëhen pjesë e vendimarrjes, për të vendosur jo vetëm për lëvizjen por edhe për vendin përmes votimit të tyre në organizatën politike më të madhe në vend”.
“Sivjet për herë të parë po themelojmë edhe organizatë atë të rinisë dhe gruas. Përmes organizatës së gruas, do të çojmë në një nivel tjetër betejën tonë për barazi shoqërore e gjinore”, ka shkruar Haxhiu.



