Abdixhiku në Shtime: Mbështetja për LDK-në është dyfishuar

25 shtator 2022 | 15:06

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Shtime ka mbajtur të dielën Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor, ku me shumicë votash delegatët e këtij kuvendi kanë zgjedhur për kryetar të kësaj dege, Jetulla Rexhajn.

Në këtë kuvend ishte i pranishëm ishte edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë.

Në fjalimin e tij, Abdixhiku, ka thënë Dega e LDK-së në Shtime është adresa e radhës e festës së demokracisë.

“LDK është themeluese e demokracisë dhe e shtetit, dhe natyrshëm është edhe kujdestare e të dyjave”.

“Kështu të bashkuar në ide e vizion të përbashkët, lidhja jonë, përveçse është siguri drejt fitoreve të reja, është edhe vetë siguria për zhvillimin e Kosovës. Ne, bashkë dhe me arsye po rritemi. Bashkë dhe me arsye mbështetja për LDK-në u dyfishua”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Romelu Lukaku është shumë më i lumtur pas rikthimit të…