Lukaku nuk synon rikthimin në Londër

25 shtator 2022 | 15:00

Romelu Lukaku është shumë më i lumtur pas rikthimit të tij në Inter dhe nuk ka në plan të kthehet në Chelsea kur marrëveshja e tij e huazimit të përfundojë vitin e ardhshëm.

Sulmuesi nuk ka pasur një sezon pozitiv vitin e kaluar me “Blutë” pas transferimit të tij prej 113 milionë euro në Londër.

Lukaku ka shënuar vetëm tetë gola në 26 paraqitje në Premier Ligë, duke dështuar të tregojë më të mirën e tij, ku më pas edhe ishte kritikuar.

Pas një periudhe të vështirë, ai është kthyer te Interi në verë në një marrëveshje njëvjeçare huazimi prej 8 milionë eurosh, e cila nuk përmban një opsion blerjeje.

Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, Lukaku ka rizbuluar lumturinë e tij në qytetin e Milanos dhe nuk mendon rikthimin në Chelsea, përcjell lajmi.net.

Sezoni i sulmuesit belg nuk ka filluar në mënyrën më të mirë, me lojtarin që mungon rreth një muaj për shkak të problemeve të muskujve, por ai synon të kthehet në kohë për ndeshjen e ardhshme kundër Romës më 1 tetor.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori francez, Adrien Rabiot pritet të largohet nga Juventusi, pasi…