Rabiot do të largohet nga Juventusi

25 shtator 2022 | 14:52

Mesfushori francez, Adrien Rabiot pritet të largohet nga Juventusi, pasi nuk është i lumtur në klubin italian.

Gjatë merkatos së verës ishin përhapur zëra se ai nuk do jetë më pjesë e Juventusit, por një largim i tij nuk ndodhi.

Por, sipas “Tuttomercatoweb”, francezi do ta lërë “Zonjën e Vjetër” në fund të sezonit, pas skadimit të kontratës së tij.

Një rikthim në PSG mund të jetë një opsion i mesfushorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City gati të rivalizojë Liverpoolin dhe United në garë…