Kriza energjetike, Rizvanolli – qytetarëve: Izoloni shtëpitë para se të bëhet ftohtë

29 shtator 2022 | 12:55

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur sot në Kuvendin e Kosovës duke e arsyetuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji.

Ajo ka thënë se si qeveri kanë marrë disa masa për përballjen me këtë situatë derisa ka dhënë edhe disa këshilla për qytetarët.

Rizvanolli ka thënë se qytetarët duhet t’i izolojnë shtëpitë përpara se të ftohet moti, derisa ka potencuar se duhet të ndërrohet edhe mënyra e ngrohjes, pra që të mos shfrytëzohet rryma për ngrohje.

“Izoloni shtëpitë, para se të bëhet ftohtë. Ndërroni mënyrën e ngrohjes”, ka thënë ministrja Rizvanolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti,…