Guvernatori refuzon ftesën për Samitin në Mal të Zi, shkak fusnota

29 shtator 2022 | 12:53

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka refuzuar pjesëmarrjen në Samitin e Guvernatorëve të Rajonit që mbahet në Beçiq të Malit të Zi, pasi në ftesë organizatorët i ishin referuar Republikës së Kosovës me fusnotë.

Burimet e RTKlive bëjnë me dije se guvernatori Mehmeti e ka refuzuar pjesëmarrjen në Samitin në Beçiq të Budvës, i cili do të fillojë sot dhe mbahet deri më 1 tetor, e ku pjesëmarrës janë edhe guvernator të vendeve të rajonit dhe ministrat e financave, për shkak se në ftesë Kosova figuronte me fusnotë.

Guvernatori Mehmeti dhe ministri i financave të Kosovës viteve të kaluar kishin marrë pjesë në këtë Samit dhe gjithherë Kosova ishte paraqitur në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera.

Ndryshe Samiti i Guvernatorëve të Bankave Qendrore të Shteteve të Regjionit, të ministrave të financave dhe drejtorëve të administratave tatimore të rajonit të Ballkanit Perëndimor është njëra ndër ngjarjet më të mëdha në rajon ku diskutohen çështjet financiare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e enjte) fillon Liga e Parë e Meshkujve në…