Xhaka: Ishim ekip shumë më i mirë se Chelsea

06 nëntor 2022 | 17:20

Granit Xhaka dha një intervistë për “BT Sport” menjëherë pas përfundimit të ndeshjes që Arsenali e zhvilloi në udhëtim kundër Chelseat.

“Topçinjtë” e fituan këtë përballje me rezultatin 0:1, teksa mesfushori nga Kosova regjistroi një tjetër paraqitje të mirë.

“Ju mund ta shihni atmosferën, është e pabesueshme”, tha Xhaka pas ndeshjes, teksa bënte me duar nga tifozët e Arsenalit, që në ato momente po thërrisnin emrin e tij.

“Nga fillimi, deri në fund, mendoj se e merituam të fitonim sot. Ne ishim ekipi shumë, shumë, shumë më i mirë sot”, ka shtuar reprezentuesi i Zvicrës.

“Jemi shumë të lumtur që gjithçka po shkon mirë për momentin. Ne po bëjmë gjithçka që na thonë trajnerët dhe këto janë rezultatet. Dëgjo, pas sezonit, askush nuk të pyet se si fiton në nëntor, dhjetor ose janar. Ne po përpiqemi të marrim shumë pikë, sa më shumë që të jetë e mundur dhe më pas, le të shohim se ku do të përfundojmë”, ka deklaruar Xhaka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Shtetet e…