Konjufca: S’dua të mendoj se Vuçiqi mund ta dërgojë Kosovën në zgjedhje

07 nëntor 2022 | 13:48

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuar atë Amerikës (ShBA) janë të mira dhe stabile.

Konjufca ka pasur edhe një përgjigje për zërat për zgjedhje të reja, duke shtuar se ato i bëjnë dëm vendit.

Konjufca, ka thënë se nuk ka dëshirë të mendojë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiqi, mund ta çojë Kosovën në zgjedhje kur të dojë.

“Marrëdhëniet me ShBA-në janë të mira dhe janë stabile. Ne gjithçka që na kërkohet nga ShBA-ja ne ulemi dhe i shqyrtojmë me ta”.

“Republika e Serbisë e ka refuzuar planin franko-gjerman. Është munduar të realizojë planin për Asociacion me kompetenca ekzekutive, e ka kuptuar që nuk mund ta realizojë me dialog e me planin franko-gjerman. Refuzimi i institucioneve është plani ‘B’ i Serbisë. Do të dështojë edhe plani B”.“S’kisha pasur dëshirë të mendoj se Aleksandër Vuçiq mund ta çojë Kosovën në zgjedhje kurdo që ai dëshiron”.

“Këtu te jemi të qartë, nëse ky ka qenë qëllimi i Serbisë dhe i Vuçiqit që të shkaktojë zgjedhje në Kosovë, apo ndonjë lloj destabilizimi, apo zgjedhjet si rezultat i destabilizimit edhe i sfidimit të situatës së sigurisë në Kosovës, atëherë mendoj që kjo jo vetëm që nuk është e mundshme por besoj që edhe i gjithë spektri politik është i bashkuar në Kosovës, që kjo është e palejueshme dhe e patolerueshme”, ka thënë Konjufca pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Southamptoni e ka shkarkuar Ralph Hasenhuttl nga detyra e trajnerit…