Southamptoni shkarkon trajnerin Hasenhuttl

07 nëntor 2022 | 13:47

Southamptoni e ka shkarkuar Ralph Hasenhuttl nga detyra e trajnerit pas rezultateve të dobëta dhe renditjes në Premier Ligë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, duke falënderuar 55-vjeçarin për punën e përshkuar në këto katër vite në drejtimin e skuadrës.

Hasenhuttli e mori drejtimin e Southamptonit më 6 dhjetor 2018 teksa ka numëruar 173 ndeshje në të gjitha kompeticionet ku ka arritur 60 fitore, 38 barazime dhe 75 humbje. Aktualisht në 14 ndeshje në kampionat, Southamptoni renditet në vendin e 18-të me 12 pikë, teksa kanë koleksionuar 3 fitore, 3 barazime dhe 8 humbje.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agim Ademi, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK),…