Reçica: Mërgimtarët, përveçse janë atdhetarë të dëshmuar janë edhe krijues letrar
22 janar 2023
| 10:53
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka takuar mërgimtarin Abaz Pllana, nga i cili ka pranuar dy vepra të tij: “Dy dekada me shqiptarët e Francës” dhe “Shpresa për gjyshin”.
Reçica ka theksuar se mërgimtarët tanë përveçse janë atdhetarë të dëshmuar, janë edhe krijues që lënë gjurmë me krijimtarinë e tyre letrare.
“Mërgimtarët tanë përveçse janë atdhetarë të dëshmuar, janë edhe krijues që lënë gjurmë me krijimtarinë e tyre letrare. Njëri nga ta është edhe Abaz Pllana, nga i cili pata nderin dhe kënaqësinë që të pranoj dy veprat e tij, ‘Dy dekada me shqiptarët e Francës’ dhe ‘Shpresa për gjyshin’”, ka shkruar Reka në “Facebook”.