Prishtina ndahet baras me Ballkanin, ja reagimi i Munishit

05 mars 2023 | 16:39

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, ka folur pas barazimit me Ballkanin, me rezultat 2-2, në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës.

Munishi nuk e pranoi vendimin që e dha gjyqtari për penallti në fund të takimit, pasi sipas tij, mund të akordohej edhe për faull në portier.

“Tashti kampionati është bërë kualitativ, kemi skuadër kualitative, duhet me kalku brenda ndeshjes, në pjesën e dytë arritëm me i shënuar dy gola”, ka thënë Munishi.

“Aty mund të bëhej edhe faull në portierin, e sata lojë që nuk ka kritere ndaj neve, të gjithë po angazhohemi bëj apel mos të na dëmtojmë. Nuk është rastësi, pikët po shkojnë kampionati po ec, Ballkani ka skuadrën e fortë nuk ka dyshim”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballkani ka barazuar me Prishtinën, me rezultat 2-2, në kuadër…