Allegri: Nuk ka përfunduar asgjë
14 prill 2023
| 11:38
Juventusi e ka bërë një hap të madh drejt kalimit në gjysmëfinale, pasi e mposhti Sporting Lisbonën (1-0).
Pas ndeshjes, trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Max Allegri ka thënë se edhe përkundër fitores asgjë nuk ka përfunduar rreth kualifikimit.
“E dinim që Sporting është një ekip i fortë, nuk ka përfunduar asgjë. Duhet të përgatitemi shumë mirë që të enjten të kualifikohemi në Lisbonë”, ka thënë Allegri.



