KQZ-ja publikon raportet financiare të partive politike për vitin 2022

14 prill 2023 | 11:36

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e paaudituara financiare të partive politike të vitit 2022.

Duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, publikimi i tyre shoqërohet me tekstin sqarues: “Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit”.

Pas përfundimit të procesit të auditimit nga auditorët e jashtëm, raportet e audituara do të publikohen në të njëjtën hapësirë në faqen e KQZ-së.

Të gjitha raportet e paaudituara financiare të partive politike për vitin 2022 mund t’i gjeni: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarja e lartë e Partisë Socialdemokrate (PSD), Teutë Rrusta, ka…