Krasniqi pritet në takim nga kryetari i Zveçanit, Leposaviqit si dhe ai i Zubin Potokut

26 maj 2023 | 22:11

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka thënë se pas ceremonisë se betimit është pritur në takim nga kryetari i Zveçanit, ai i Leposaviqit si dhe ai i Zubin Potokut.

Ai tha se qytetarët kanë nevojë për ofrimin e shërbimeve dhe kryetarë të cilët përkujdeset për mirëqenien e tyre socio-ekonomike

“Pas ceremonisë së betimit, jam pritur në takim nga tre Kryetarët e rinj, Kryetari i Komunës së Zveçanit,  Ilir Peci, Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi dhe Kryetari i Komunës së Zubin Potokut,  Izmir Zeqiri të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve për ti përmbushur detyrat e tyre kushtetuese dhe ligjore.

Qytetarët kanë nevojë për ofrimin e shërbimeve dhe Kryetarë të cilët përkujdeset për mirëqenien e tyre socio-ekonomike. Stabiliteti dhe siguria janë bazë për zhvillim dhe progres, përmes bashkëpunimit pa dallime etnike dhe gjuhësore këto Komuna do ti kthehen normalitetit të munguar”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
FISNIK AZEMI, shpall te pavleshme deftesat dhe diplomen e SHMLT…