Lladrovci takon drejtuesit e ‘Ibër-Lepencit’, flasin për ujitjen e tokave bujqësore

06 qershor 2023 | 12:53

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me shefin e Kabinetit, Skender Berisha dhe Drejtoreshën e Bujqësisë, Anita Avdullahu, kanë pritur në takim drejtorin e “Ibër-Lepencit”, Faruk Mujka me bashkëpunëtorë, me ç’rast diskutuan për bashkëpunimin e deritashëm dhe përkrahjen e kësaj kompanie për bujqit në ujitjen e tokave bujqësore.

“Rëndësia e ujit për bujqësinë në përgjithësi për komunën e Drenasit është shumë e madhe, edhe pse nuk kemi buxhet të mjaftueshëm do të përpiqemi maksimalisht, me përkrahjen e ‘Ibër-Lepencit’, të sigurojmë ujin për fushat dhe fermat e komunës tonë”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Ai ka falënderuar drejtorin Mujka për bashkëpunimin e deritashëm dhe ka kërkuar që edhe më tej të ketë përkrahje për ujitjen e sipërfaqeve të tokave bujqësore të komunës së Drenasit, duke u përpjekur maksimalisht që të sigurohen fonde të përbashkëta për këtë qëllim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 8 deri më 12 qershor, Prizreni do të jetë…