E moshuara vdiq pasi u godit nga vetura në Drenas

06 qershor 2023 | 20:28

Një grua e moshuar e ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Shtrubullovë të Drenasit.

Ajo ishte dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. E moshuara vdiq në orët e para të ditës së marte.

Rastin e konfirmoi për Klankosova.tv drejtori i Qendres Emergjente Naser Syla. “Ajo ka pësuar politraumë të rëndë. Ka vdekur rreth orës 01:45”, tha Syla.

Ndërkaq ceremonia e varrimit të saj u bë sot në ora 18:30, në varrezat e fshatit Shtrubullovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë, ka pritur në takim emisarin…