Zyrtare: Bellinghami nesër prezantohet te Reali
Mesfushori anglez, Jude Bellingham është zyrtarisht futbollist i Real Madridit. Ditë me parë Borussia Dortmund njoftoi një lëvizje të tillë, kurse të mërkurën ka ardhur edhe zyrtarizimi nga vetë klubi madrilen që i uron mirëseardhjen mesfushorit anglez që shkëlqeu në Bundesligë.
Bellingham ka firmosur një kontratë 6 vjeçare me madrilenët, duke u bërë kështu pjesë e Realit deri në vitin 2029. Ai do të prezantohet të enjten në orën 12:00 në qendrën sportive “Real Madrid City”, teksa më pas do të dalë para medieve për konferencën e parë të shtypit si futbollist i Realit. Bellinghami i ka kushtuar arkave të Real Madridit plot 100 milionë euro dhe 30% të tjera do të jenë bonuse.
Bellingham bëhet kështu transferimi i tretë i Realit për këtë merkato, pasi janë prezantuar më parë Fran Garsian dhe Brahim Diazin.
Comunicado Oficial: Bellingham#RealMadrid | #HeyJude
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 14, 2023



