Kryeziu vazhdon me Malishevën
15 qershor 2023
| 10:14
Dren Kryeziu do të vazhdojë karrierën e tij me Malishevën.
Kapiteni i kësaj skuadre ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2025.
Lajmi u bë i ditur nga vet klubi malishevas përmes një njoftimi në faqen e tyre në Facebook.
“Çdokush e përkrahë skuadrën kur fiton; nuk duhet kurajo, mirëpo të qëndrosh pas skuadrës, ta mbrosh skuadrën kur ka nevojë për ty, kjo kërkon kurajo”, thuhej ndër tjera në njoftimin e skuadrës nga Superliga e Kosovës.



