Krasniqi në BIK ua uron Kurban Bajramin ish-krerëve të UÇK-së

28 qershor 2023 | 10:06

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, të mërkurën ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Ai i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.

Aty Krasniqi përmendi ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët gjenden në Hagë.

“Në emër të PDK-së uroj myftiun dhe përmes tij të gjithë anëtarët dhe besimtarët. Kjo është një festë që na e simbolizon solidaritetin dhe sakrificën. Në mënyrë të veçantë kujtojmë miqtë tanë që ndodhen në Hagë. Ua urojmë atyre prej këtu festën”, tha Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Këngëtarja Leonora Jakupi në ‘Instagram’ ka publikuar pamjen e bakllavës…