Feronikeli ’74 dhe Malisheva ndajnë pikët

04 nëntor 2023 | 16:17

Feronikeli ’74 dhe Malisheva kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Rexhep Rexhepi” përfundoi baras dhe pa gola.

Feronikeli ’74 tani ka 12 pikë dhe mbetet i teti në tabelë, kurse Malisheva është e katërta me 17 pikë.

Kjo ishte ndeshja e vetme e kësaj jave për ditën e sotme, pasi ajo mes Gjilanit dhe Ballkanit u shty për një afat të pa caktuar, për shkak të angazhimit të therandasve në Ligën e Konferencës.

Nesër (e diel) do të zhvillohen tri ndeshje. Derbi do të zhvillohet në kryeqytet mes Prishtinës e Llapit.

Dukagjini do ta presë Dritën në Klinë, kurse Fushë Kosova dhe Liria do të përballen në Lipjan.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pas dy humbjeve radhazi, një në kampionat ndaj Manchester City…